Vlerat ushqyese, të nevojshme për fëmijët

Publikuar më: 21-08-2012
Vlerat ushqyese, të nevojshme për fëmijët

Shumë fëmijë marrin më shumë se mjaftueshem ushqim për të ngrënë(normat e rritura të obezitetit tek fëmijët janë një fakt për këtë). Problemi qëndron se shumë gjëra të cilat i hanë, siç janë ushqimet e tejpërpunuara dhe ushqimi i shpejtë janë me shumë kalori dhe më pak ushqyes. Sipas hulumtimit më të fundit, fëmijët kanë nevojë për 4 ushqime energjike.

Kalciumi: Sipas statistikave të fundit, rreth një e treta e fëmijëve të moshës 4 deri 8 vjeç, nuk janë duke marrë kalcium të mjaftueshëm. Kalciumi është jetik për të zhvilluar masën eshtërore, ku pothuajse e tëra ndertohet gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Duke qënë e mangët mund të rrisë rrezikun e osteoporozës, veçanerisht për vajzat. Është e rëndësishme që fëmija të fitojë shprehi të mira të vakteve të pasura me klacium. (Këshillohet djathi, kosi, qumështi, dritherat, lëngjet).

Vitamina E: Sipas studimeve të universitetit Linkoln në Nebraska, rreth 80% e fëmijëve në moshen 8 vjeç, duke përfshirë 2/3 e parashkollorëve, u mungon nevoja ditore e vitaminës E. Ushqimet pa yndyrë apo me yndyrë të ulët, që supozohet të jenë të ulëta me vitaminë E, që veprojnë si antioksidantë, i mbrojnë qelizat nga dëmtimi. Është gjë e mençur të shërbeni prodhime me yndyrë të ulët, sic janë qumështi dhe kosi, sepse janë të varfëra me yndyrna të ngopura. Zgjedhja pa yndyrë nuk është më e mira për sallatrat, sepse ajo përmban vajra të shëndetshëm për zemrën, të cilat janë të pasura me vitaminë E.

Fibrat: janë shumë të rëndësishme për fëmijët sepse i mbajnë ata në rregull dhe të mbushur. Ushqimi i pasur me fibra mund të ndihmojë në mbrojtjen e tyre nga sëmundjet e ndryshme kronike që mund të paraqiten më vonë. Po ashtu, rekomandimi zyrtar për fëmijët është 19 deri në 25 gramë fibra në ditë(Afersisht nevojave të të rriturit). Këshillohen frutat, boronicat, dardha, portokallët, mollët, dritherat me nivel të lartë fibrash, fasule, thjerrëza, qiqra, bukë me krunde dhe makarona, miell tërshëre, kokoshkat, arrat, bizele të njoma.

Hekuri: një studim i fundit, ka rezultuar se deri në 20% e fëmijëve të moshës 1 deri në 3 vjeç, nuk kanë hekur të mjaftueshëm. Munges e hekurit është shumë e shpeshtë tek fëmijët mbi-peshë, të cilët konsumojnë ushqim shumë kalorik por të varfer me vlera ushqyese. Hekuri i ndihmon rruazat e kuqe të gjakut të bartin oksigjenin në gjak permes trupit dhe luan rol kyç në zhvillimin e trurit. Mungesa kronike mund të shkaktojë probleme në sjellje, në të mësuar. (ModeandMakeup.com)