Trajtim zbutës për fytyren tuaj

Publikuar më: 14-02-2013
Trajtim zbutës për fytyren tuaj

Përbërësit

1 banane

1 lugë mjaltë

¼ lugë kos

Përgatitjaa;

Marrim bananen, i heqim lëkuren, e vendosim në një tas dhe e bëjmë pure. Marrim mjaltin, nëse është i lëngshem, i shkrifët e hedhim menjëherë tek banania e bërë pure, ndërsa nëse është i ruajtur në shtëpi për një kohë të gjatë dhe ka ngrirë atëherë ju këshillojmë t’a ngrohni pak në sobë. Në fund hidhni dhe kosin dhe përzieni mirë masken deri sa të krijoni një masë të njëtrajtshme, homogjene. Lyeni fytyren me masen e përgatitur dhe e lini të qëndrojë 15 minuta. Në fund shperlani fytyren me ujë të vakët dhe fshijeni me peshqir të butë. Duke qënë se kjo maskë ka një efekt zbutës dhe lëmues, ju këshillojmë që për t’a ruajtur sa më gjatë një efekt të tillë pas proçesit të lyeni fytyren me krem zbutës. (ModeandMakeUp.com)