Si të trajtoni flokët me vaj ulliri të nxehtë

Publikuar më: 22-02-2013
Si të trajtoni flokët me vaj ulliri të nxehtë

Trajtimi i flokëve në mënyrë natyrale pa lënë pas asnjë mbetje kimike, do t’ju ndihmojë të keni flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim. Trajtimet me vaj të nxehtë janë përdorur që para shumë kohësh si një teknikë mjaft efektive për të mbajtur flokët në formë. Trajtimi i flokëve me vaj ulliri funksionon për të gjitha llojet e flokëve, të cdo lloj gjatësie dhe mbi të gjitha është shumë më pak i kushtueshëm se sa trajtimet të cilat bëhen në sallonet estetike.

 Përbërësit;

½ filxhan çaji vaj ulliri

1 shishe që bën për mikrovale

Kapele dushi

Krahër me dhëmbëza të gjëre

Përgatitja;

Merrni vajin e ullirit hidheni në shishe dhe vendoseni në mikrovale, e lini të nxehet për 30 minuta. Me gishta merrni vajin e ngrohtë dhe filloni duke masazhuar skalpin e kokës mirë, pastaj gjithë flokët. Mbuloni kokekn me kapelen e dushit dhe qëndroni ashtu 30 minuta. Kjo do t’i japë kohë vajit të ullirit të trajtojë mirë flokët. Shperlani koken me ujë të vakët mirë, pasi do të jetë proçes pak i vështirë për t’u hequr nga skalpi i kokës. Përdorni një kraher të gjërë për të krehur flokët dhe pastaj vazhdoni me proçesin tuaj të zakonshem për t’i stiluar ato. (ModeandMakeUp.com)