Si të përgatisim një maskë për fytyrën kundër akneve

Publikuar më: 03-02-2013
Si të përgatisim një maskë për fytyrën kundër akneve

Përbërësit;

½  domate

1 të verdhë veze

1 lugë miell tërshëre

Merrni gjysmën e domates, e lani mirë dhe e qëroni. Pastaj e grini në një rende derisa e bëni si një pure. I hidhni dhe të kuqin e vezës, miellin e tërshërës dhe disa pika vaj çaji. Të tre përbërësit i përzieni së bashku derisa të arrijë në dendësinë e duhur. Këtë masë e vendosni lehtësisht në fytyrë dhe e lini për rreth 15-20 minuta. Pastaj e lani fytyrën me ujë të ftohtë dhe e fshini me një peshqir të butë dhe ngadalë. Me këtë krem ju do mund të keni një fytyrë të pastër nga aknet dhe të butë. (ModeandMakeUp.com)