Si të ndalojmë rënien e flokëve

Publikuar më: 23-11-2012
Si të ndalojmë rënien e flokëve

Dëshironi të keni flokë të shëndetshëm? Dëshironi t’i trajtoni ato me maska të shëndetshme sepse boja i ka dëmtuar shumë ato?! Për momentin nuk keni buxhetin e mjaftueshëm ekonomik që t’i trajtoni ato në sallonet estetike. Flokët tuaj po bien shumë, sa ju kanë frikësuar, provoni t’i trajtoni ato me lëng hithrash. Por si mund ta përgatisni këtë trajtim?

Përbërësit;
Hithra
Ujë natyral

Në një tenxhere vendosni hithrat në te, pastaj hidhni pak ujë dhe i lini të ziejnë për 15 minuta. Hiqni tenxheren nga zjarri, e lëmë të ftohtet pak lëngu dhe e kullojmë. Pastaj me lëngun e pastruar nga gjethet lajmë kokën dhe në fund shtoni edhe pak shampo sa për të hequr aromën e flokëve që mund të ketë krijuar hithra.(ModeandMakeUp.com)