Si të mbani në formë flokët me vaj ulliri

Publikuar më: 22-02-2013
Si të mbani në formë flokët me vaj ulliri

Që në kohët e vjetra vaji i ullirit është përdorur si një përbërësi i veçantë për të trajtuar lëkuren dhe flokët. Madje sot theksohen shumë aftësitë e tijë për të zbutur lëkuren dhe për të lëmuar flokët në mënyrë natyrale, pa qënë nevoja të përdorni produkte kimike apo sintetike. Në qoftëse dëshironi të mbani në formë flokët me trajtim natyral atëherë vaji i ullirit është zgjedhja më e mirë që mund të bëni.

 Vendosni një sasi të pakët vaj ulliri në dorë, dhe me masen e ullirit lyeni flokët që nga skalpi deri tek maja. E lini vajin të qëndrojë në flokë 20 minuta, në qoftëse keni flokë shumë të dëmtuar mund t’a lini gjatë gjithë natës. Dhe në fund lani koken me shampo siç bëni zakonisht. Përseriteni këtë proçes sa herë që të keni mundësi brenda muajit nëse dëshironi të keni flokë në formë të mirë dhe me shkëlqim. (ModeandMakeUp.com)