Si të lyeni thonjët në stilin “French”

Publikuar më: 11-02-2013
Si të lyeni thonjët në stilin “French”

Manikyra “French” është mjaft e njohur për femrat e të gjitha moshave, është i thjeshtë per t’u përgatitur dhe ju dhuron duarve tuaja një pamje klasike. Manikyra french ka të bëjë thjesht me lyerjen e tyre dhe konturimin në një mënyre perfekte. Ngjyrat e përdorura janë ato të cilat krijojnë idenë e thonjëve natyral, pasi karakterizohen nga një bezhë e lehtë, e bardhë tek maja e thonjëve dhe një forcues të tejdukshem.

Së pari, masazhoni dhe pastroni duart tuaja nga njollat, ose papastërtitë që mund të gjenden tek thonjët. Thonjët nuk duhen të jenë as shumë të gjatë as shumë të shkurter. Jepuni me limë një formë vezake.

Lyeni thonjët me një shtresë të trashë manikyrë bezhë natyrale, dhe e lini të thahet. Për të eleminuar ndotjen e lëkures anash thonjëve mund t’i lyeni ato me xhel. Pastaj vazhdoni me kujdesn me lyerjen e pjesës së bardhë. Në fund lyeni ato me forcuesin e tejdukshem, sepse do t’i japë një pamje të bukur dhe me shkëlqim, pa harruar të theksojmë se falë forcuesit manikyra do qëndrojë më gjatë.