Si duhet ta përdorim mjaltin për të pastruar fytyren

Publikuar më: 30-01-2013
Si duhet ta përdorim mjaltin për të pastruar fytyren

Ne përdorim mjaltin si një produkt natyral me të cilin pastrojmë poret e fytyrës dhe rigjenerojmë qelizat. Mjalti përdoret si në maska ashtu dhe në locione pastrimi, prandaj varet tek mënyra se çfarë do të bëni me mjaltin për të përcaktuar më pas perdorimin e tij.

Nëse dëshironi të përdorni mjaltin për të përgatitur locion pastrues atëherë ju sugjerojmë që mjalti duhet të jetë i fortë, jo i lëngshem. Mos e ngrohni atë. Kristalet e mjaltit të fortë shërbejnë si pastrues, ato ju ndihmojnë të heqni qelizat e vdekura të lëkurës. Nëse përdorni mjaltin si një locion pastrues do të keni lëkurë të butë dhe të lëmuar, si dhe do të eleminoni përfundimisht prezencen e akneve. (ModeandMakeUp.com)