Prerja e flokëve sipas formës së fytyrës

flokëve (1)Është një fakt më së i njohur se prerja e flokëve që i shkon më shumë formës së fytyrës suaj ju bën të mundur që të krijoni pamjen që gjithmonë keni dëshiruar. Çdo gjë ka të bëjë në zgjedhjen e modelit që ju shkon më shumë! Prandaj, duhet të bëni shumë kujdes dhe të jeni e përqëndruar në zgjedhjen që do bëni.

Ja disa ide për tipet e fytyrës;

Fytyrë vezake

Forma vezake konsiderohet si forma përfekte e fytyrës. Të gjithë ato persona që e kanë këtë formë janë me fat sepse nuk do t’a kenë të vështirë të zgjedhin modelin që ju shkon atyre pavarsisht gjatësisë së flokëve. Për formen vezake duhet të eleminoni balluket e rënduara.

Fytyrë rrumbullake

Modelet me flokë të gjatë janë stili i duhur për fytyren rrumbullake pasi gjatësia e tyre do të humbasë pak formen. Që të siguroheni se ky model flokësh do t’ju shkojë duhet të keni parasysh që çdo prerje e flokëve duhet të kalojë gushen tuaj, dhe gjatësia e fijeve të fundit duhet të arrijë deri tek shpatullat.

flokëve (2) flokëve (3) flokëve (4) flokëve (5)

Fytyrë trekëndore dhe drejtkëndore

Flokët e prerë shkallë-shkallë janë modeli që përshtatet më shumë për të gjithë ato persona që kanë fytyrë trekëndore dhe drejtkëndore. Ky model flokësh do të fshehë formën e fytyrës duke e bërë atë sa më të ëmbël dhe atraktive me modelin e ri.

flokëve (6) flokëve (7)

Fytyrë me formë zemre

Për të gjithë ato persona që kanë fytyren në formë zemre duhet të zgjedhin një model flokësh që nxjerr në pah tiparet e fytyrës dhe balancon defektin e formës. Kur të zgidhni modelin duhet të bëni kujdes që të mos dominojë më shumë tek maja e kokës, por që modeli të shperndahet në të gjithë pjesën e flokëve.

Fytyrë me formë diamanti

Për të gjithë ato persona që kanë fytyrë me formë diamanti problemi kryesor qëndron për të fshehur gjatësinë e fytyrës dhe për të fshehur pak madhësinë e mollëzave të faqes. Edhe për këtë formë përshtatet më shumë prerja e flokëve shkallë-shkallë, por me balluke që e zvogëlon madhësinë e fytyrës dhe mbulon sadopak mollëzat e fytyrës.

    flokëve (8) flokëve (9)     (ModeandMakeUp.com)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>