Një model i mrekullueshëm për flokët tuaj!

Publikuar më: 23-07-2012
Një model i mrekullueshëm për flokët tuaj!

Industria e stilimit te flokëve po rritet vazhdimisht pasi tendenca te reja po shfaqen nga stiluesit në modelimin e flokëve. Një nga modelet më të parapelqyera, i cili po bën bujë në botën e modës është gërsheti pas kokës, dhe flokët e mbledhura ne formë të rrumbullakët në majë të kokës tuaj.

Blogger Abby nga ‘My Yellow Sandbox’ gjithashtu autore e librit të stilimit te flokëve, na tregon se si të rregullojmë vetë flokët në shtëpi, nëqoftëse kemi gjatësinë e duhur të flokëve dhe dëshiren për të krijuar një pamje madhështore dhe unike.

Në vështrim të parë duket model shumë i thjeshtë, por në fakt do t’ju duhet pak kohë dhe vullnet që t’a bëni këtë model, sidomos ato përsona që e kanë të vështirë të kapin flokët gërshet. Ky është një model që i përshtatet çdo lloj floku, por nëse keni flokë shumë të butë ju këshillojmë të hidhni pak llak që të pengoni qëndrimin e flokëve me fije fije, ose të prishet modeli.

Kur të filloni modelimin e flokëve sigurohuni të keni marrë më parë një lidhëse për të lidhur flokët mire që modeli të qëndrojë ashtu siç dëshironi. Me pak durim dhe praktikë të herë pas hershme do të mund të krijoni modelin e mrekullueshëm, i cili do t’ju dhurojë një pamje unike. (ModeandMakeup.com)