Modele të këndshme flokësh për stinën e dimrit

Sigurohuni që të krijoni pamjen më të bukur dhe më shik duke shikuar tendencat më të reja për vitin 2013.

Asnjëherë nuk është vonë që të kujdeseni për modelin dhe pamjen e flokëve tuaj. Gjatë stinës së ftohtë duhet të zbuloni më shumë modele dhe produkte natyrale me të cilët mund të stiloni flokët tuaja. Mos harroni që i ftohti dimëror ka një efekt negativ mbi flokët. Në varësi të gjatësisë së flokëve që keni do mund të stiloni edhe modelin e duhur për ju që i përshtatet më shumë kontureve të fytyrës dhe me të cilin ndjeheni komod.

Flokë të drejtë voluminoz, me onde të ndryshme, flokë të kapur gërshet, janë disa nga modelet më të preferuara. Mos harroni që stilimi i tyre duhet bërë gjithmonë sipas tipareve të fytyrës, cili model ju shkon më shumë? Sipas rastit, ambientit dhe fustanit që keni veshur. Nëse keni veshur një fustan të hapur atëherë duhet të bëni një krehje të thjeshtë, ose të kapni flokët gërshet, por nëse keni veshur një fustan të mbyllur duhet të lidhni flokët, të nxjerrni në pah qafën dhe fytyrën tuaj të bukur.

(ModeandMakeUp.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>