Mjekime popullore për kollën

Publikuar më: 22-12-2012
Mjekime popullore për kollën

Kolla është një simptomë shumë e shpeshtë dhe e bezdisshme, prandaj të gjithë do të dëshironim të shpëtonim nga ajo sa më shpejt që të ishte e mundur. Mjalti, lëngjet, shurupët e bërë në shtëpi, janë mjekime popullore të cilët shpesh-herë janë shumë të efektshme për të trajtuar kollën. Nëse përdorni mjaltë do të kolliteni më pak, do të parandaloni shfaqjen e kollës në organizmin tuaj.

Fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç duhet të përdorin gjysmë luge çaji, fëmijët nga 6 deri në 11 vjeç një lugë çaji, ndërsa të rriturit dy lugë mjaltë. Mund të përdoret vetëm mjaltë ose mjalti mund të hidhet në qumësht të ngrohtë. Për të rritur efektet e mjaltit, mund të hidhni edhe kanellë 1/4 lugë kafeje.

Çajra, shurupe të përgatitura në shtëpi apo lëngje kundër kollës. Çajrat me bazë bimore kanë veprim anti-kollë, veçanërisht trumza e cila ka një veprim antiseptik. Bimë të tjera me veprim anti-kollë janë kopra, jargavani, gjethe delli, likuiricia.  Ato mund të gjënden në formën e çajrave, shurupeve apo bonboneve. Një shëmbull çaji shumë të thjeshtë: ziejmë 3 deri në 4 degë trumze në 200 ml ujë, heqim degët kur uji është bërë i verdhë dhe hidhen 1 deri në 2 lugë të vogla mjaltë. Të pihet gjatë gjithë ditës.
Mund të provoni edhe shurupet e shtëpisë, për shëmbull me bazë karotash. Priten karotat me rondele shumë të holla pa ua hequr lëkurën, mbulohen me sheqer dhe lihen gjithë natën. Bëhet një shurup që duhet pirë gjatë ditës. E njëjta gjë mund të bëhet me një rrepë apo një qepë. (ModeandMakeUp.com)