Mbani duart larg syve kur i keni thonjët e lyer

Publikuar më: 26-12-2012
Mbani duart larg syve kur i keni thonjët e lyer

Produktet që përdoren për rregullimin e thonjëve përmbajnë përbërje kimike (kripëra, kamfur dhe formaldehid), të cilat mund të shkaktojnë alergji dhe reagime të forta jo vetëm tek thonjtë. Dermatiti i qepallave që mund të shfaqet tek një grua që i fërkoi sytë me thonj të lyer, është më i përhapuri.

Kjo ndodh sepse lëkura delikate e syve është mjaft e ndjeshme ndaj këtyre përbërësve kimik, të cilat janë në recinin e manikyrit. Disa mundësi burimesh të tjera të reagimeve alergjike janë forcuesit e thonjëve me fibër dhe ngjitësja e akrilikut që përdoret për vendosjen e thonjëve artificialë. Reagim alergjik mund të shkaktojë edhe vendosja e solucionit zbutës (i cili zakonisht përmban alkale të forta), që përdoret për largimin e lëkurës së thonjëve.  burimi: bukuri.com