Maskë për një lëkurë të dëmtuar nga dielli

Publikuar më: 16-02-2013
Maskë për një lëkurë të dëmtuar nga dielli

Dëshironi të shkoni në plazhe a’po në  udhëtime  turistike? Por, ju shqetëson ideja se mos dëmtoheni nga rrezët e forta të diellit? Mos u shqetësoni, e kemi menduar dhe gjetur ne zgjidhjen për problemin tuaj, që ju të qëndroni në diell pa e pasur problem aspak efektin që ai do të lërë mbi lëkurë. Gjithashtu ky trajtim do t’ju dhurojë një lëkurë të butë dhe rinore, pa kosto të lartë.

Përbërësit;

1 lugë gjelle kos të fresket

1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja;

Kjo lloj maske duhet përdorur në mbrëmje sepse po u përdor gjatë dites nuk do ketë, dhe nuk do lëshojë efektin e duhur. Marrim kosin e vendosim në  fytyrë  me anë  të  duarve  tona e masazhojmë deri sa të përthithet  komplet, e lëmë  kështu për rreth 10-15 minuta dhe më pas  e shperlajmë mir fytyren dhe e fshijmë. Më pas e vendosim mjaltin, me anë të duarve  e  masazhojmë pak dhe e lemë të qendrojë 15 minuta dhe më pas e shperlajmë mir fytyren. Fshijmë dhe lyejmë fytyren me krem me përbëres frutash. Kështu, në fund të proçesit do keni  fytyrë  rrezatuese dhe  lëkurë të butë  si ajo e një  bebeje. (ModeandMakeUp.com)