Maskë për lëkurë të thatë

Publikuar më: 27-11-2012
Maskë për lëkurë të thatë

Dëshironi të trajtoni lëkuren e fytyrës me një maskë të mrekullueshme? Kësaj radhe kemi vendosur t’ju sugjerojmë një recetë e cila është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur, përbërësit e të cilës i keni në çdo moment në shtëpi. Kjo maskë do t’i dhurojë lëkurës suaj shkëlqim, vitamina dhe një pamje të shëndetshme të cilën do t’ua kenë të githë zili.

Përbërësit;
1 banane
1 të bardhë vezë
Salcë kosi

Dëshironi që lëkura juaj të jetë e butë dhe e lëmuar, atëherë kjo është formula magjike për të gjitha ju femra që keni një lëkurë të thatë. Hidhni në një tas bananen e shtypur me parë. Pastaj shtoni të verdhën e vezës dhe salcën e kosit. Përzieni mirë deri sa të jetë krijuar një pastë homogjene. Masën e përgatitur vendoseni mbi fytyrë dhe e lini të qëndrojë 15 minuta. Në fund shpërlajeni fytyrën me ujë të vakët. (ModeandMakeUp.com)