Maskë me vezë për lëkurë normale

Publikuar më: 03-12-2012
Maskë me vezë për lëkurë normale

Dëshironi të trajtoni lëkurën tuaj me një maskë të cilen mund ta përgatisni vetë në shtëpi? Meqënëse trajtimet kozmetike në sallonet estetike janë mjaft të kushtueshme, madje, shpesh-herë përmbajnë edhe përbërës të cilët kanë efekte negative në lëkuren tuaj, kemi menduar t’ju sugjerojmë receta natyrale të cilat janë shumë të mira. Prandaj, janë më  të këshillueshme nga dermatologët që të trajtoni lëkurën e fytyrës me maska natyrale.

Përbërësit
1 të kuq veze
Vaj ulliri
Mjaltë

Në në tas hidhni të kuqin e vezës, pastaj mjaltin, 1 lugë vaj ulliri. Përzieni mirë dhe masën e përgatitur e vendosni në fytyrë. Maskën e lini të qëndrojë deri sa të vëreni që lëkura ka marrë gjithë esencën e saj, pastaj shpërlajeni me ujë të vakët fytyrën. Sugjerohet të aplikohet njëherë në javë kjo maskë. (ModeandMakeUp.com)