Maskë me vezë, mjaltë dhe vaj ulliri për flokët

Publikuar më: 03-11-2012
Maskë me vezë, mjaltë dhe vaj ulliri për flokët

Dëshironi të keni flokë të shëndetshëm, të fortë dhe me shkëlqim? Nëse po, atëherë ne kemi maskën e duhur për ju. Në një tas hidhni të verdhën e vezës, nëse keni flokë të gjatë  hidhni dy  të verdha vezë, shtoni më pas mjaltin dhe vajin e ullirit. Përzieni në një tas tre përbërësit dhe vendosni pak nga pak mbi kokë duke lyer me kujdes gjithë skalpin, vazhdoni me pjesën tjeter të flokëve.

Kujdes, flokët duhet të qëndrojnë të palarë deri në tre ditë ose katër, atëherë kur të ketë krijuar yndyrën e vet, pastaj vendosni këtë maskë dhe mbasi e lini të qëndrojë dy ose tre orë bëni një dush. Lajeni mirë kokën që të mos ngelë asnjë papastërti. Rezultati do të jetë i mrekullueshëm, nësë e aplikoni për disa muaj rresht, por jo më shumë se tre herë brenda një muaji. (ModeandMakeup.com)