Maskë me sodë për aknet në fytyrë

Publikuar më: 16-12-2012
Maskë me sodë për aknet në fytyrë

Kjo maskë është e thjeshtë dhe bën mrekullira, për shumë nga ju që vuani ose keni probleme me aknet në fytyrë. Që të përgatisni këtë maskë do t’ju nevojitet ujë dhe sodë buke. Më parë pastroni aknet me një locion pastrues. Vendosni pastruesin të cilin e përdorni zakonisht për të pastruar lëkuren e fytyrës, pastaj përzieni ujin me sodën e bukës dhe masën e përgatitur e vendosni në pjesën ku keni akne.

E lini maskën e përgatitur të qëndrojë në fytyrë për pak kohë, ndërkohë që bëni punet e shtëpisë, lexoni ndonjë liber, ose hyni në internet flisni me shoqërinë, shikoni televizor, çdo gjë që ju pëlqen dhe ju bën të ndjeheni e relaksuar. Në fund hiqeni maskën nga fytyra me ujë të vakët. Kur të hiqni maskën do të vëreni  se sa e butë dhe sa e ndjeshme do të jetë lëkura juaj. Kjo maskë nuk ka të njëjtin efekt për të gjithë ne, sepse kjo  varet nga lloji i lëkurës tuaj, disa mund të vërejnë ndryshime drastike në lëkurë duke eleminuar totalisht aknet, disa të tjerë nuk do të vërejnë asgjë. Çdo gjë varet tek individi dhe tipi i lëkurës, por nëqoftëse gjeni një maskë e cila ka efekt pozitiv në lëkurë ju sugjerojmë ta përgatisni atë 2-3 herë në javë që t’i thoni përfundimisht lamtumirë akneve. (ModeandMakeUp.com)