Maskë me sodë buke

Publikuar më: 01-02-2013
Maskë me sodë buke

Soda e bukës përdoret në shumë maska të cilat mund t’i përgatisni në shtëpi, ajo shërben si një pastrues mekanik i lëkurës. Është pefekte për lëkuren e ndjeshme, dhe ka efekt më të mirë madje se dhe vetë sheqeri.

Përbërësit

1 të verdhë veze

1 lugë sodë buke

Përgatitja

Merrni vezen, ndani të bardhen nga e verdha. Merrni të verdhen dhe hidheni në pjatë pastaj mbi atë hidhni një lugë sodë buke. Përzieni mirë, nëse vëreni që masa nuk është e mjaftueshme për lëkuren e  fytyrës mund të shtoni dhe një të verdhë veze. Përzieni mirë përbërësit dhe vendosni masken e krijuar mbi fytyrë.  E lini të qëndrojë 15 minuta dhe shperlani fytyren me ujë të vakët. (ModeandMakeUp.com)