Maskë me kafe

Publikuar më: 18-01-2013
Maskë me kafe

Maska më e thjeshë të cilen mund ta përgatisni në shtëpi është maska me kafe dhe vaj ulliri. Mos i ngelizhoni këto receta sepse kanë një efekt çudibërës.Ky trajtim është përfekt për ato që kanë lëkurë të thatë, vaji i ullirit i shoqëruar me efektin masazhues dhe pastrues të kafesë i jep shkëlqim asaj. Në qoftëse keni lëkurë të yndyrshme do të bëni mirë nëse zëvendsoni përbërësin e dytë me kos ose mjaltë.

Përbërësit;

1 lugë kafe e bluar

1 lugë vaj ulliri

Hidhni kafenë në një filxhan me ujë të valuar. Lëreni të qëndrojë 10 minuta, pastaj heqni lëngun dhe merrni pjesën e trashë të mbetur në fund të filxhanit. Kësaj masë të ngelur i shtoni vajin e ullirit dhe me masen e përftuar masazhoni lëkuren e fytyrës. Hiqni maskën me ujë të vakët ose peshqir të lagur më parë në ujë të vakët.  (ModeandMakeUp.com)