Maskë me banane dhe avokado për flokët

Publikuar më: 05-11-2012
Maskë me banane dhe avokado për flokët

Flokët tuaj janë të dëmtuar, bien shumë dhe kanë humbur shkëlqimin? Atëherë, përse të mos i trajtoni ato me maska të cilat mund t’i përgatisni në shtëpi?! Kjo maskë është e pasur me përbërës të shëndetshëm të cilët mund t’i gjeni fare lehtë në kuzhinën tuaj për të hidratuar dhe rigjeneruar flokët.

Përbërësit; një gjysëm banane, një vezë, ½ avokado, dy lugë mjaltë, tre lugë gjalpë , tre lugë vaj extra virgin ose vaj ulliri.

Shtypni gjysmën e bananes në një tas me ndihmen e një luge, shtoni vezën dhe avokadon. Pastaj me kujdes shtoni pak nga pak përbërësit e tjerë deri sa të formohet një masë e njëtrajtëshme. Vendoseni maskën mbi flokë që nga rrënja deri tek majat. Lërëni të qëndrojë 30 minuta pastaj lajeni kokën me një shampo hidratues. Nësë keni flokë të gjatë shumë ju këshillojmë të dyfishoni recetën. Maskën mund t’a përdorni dy herë në muaj, por jo më shumë pasi mund të ketë efekte negative.(ModeandMakeup.com)