Maskë me asperinë dhe lëng limoni

Publikuar më: 14-11-2012
Maskë me asperinë dhe lëng limoni

Me sa duket asperina është një medikament me të vërtetë i mrekullueshëm në shërimin dhe pastrimin e akneve. Asperina ka acid salicilik i cili është shumë efikas për lëkurën, ndërsa limoni ka  lëng me acid citrik me përbërës anti-bakterial, shumë i mirë për një lëkurë që është e arcaruar nga aknet. Ndërsa mjaltin e përdorni si zbutës, sodën e bukës e përdorni si pastrues të lëkures për të hequr maskën.

Koha që do t’ju nevojitet për të përgatitur këtë maskë është vetem 7 minuta.
Përbërësit;
3-6 asperina
1 limon
1 sodë buke për tu pjekur
1 filxhan ose gotë xhami për të shtypur asperinen
Mjaltë të shkrirë

Sipas madhësisë së fytyrës mund të merrni edhe asperinat, zakonisht 3-6 copë janë të mjaftueshme. I hidhni në një dërras me ndihmën e gotës i shtypni deri sa të thërrmohen, pastaj i hedhni në një tas. Shtojmë me radh lëngun e limonit, sodën e bukës, mjaltin, i përziejmë së bashku deri sa të krijohet një pastë e një trajtshme dhe e vendosni mbi fytyrë. Maskën e lini të qëndrojë deri sa të jetë tharë. Nëse keni akne të shumta vendosni më shumë nga maska e krijuar dhe e lini të qëndrojë më gjatë. Hiqeni maskën me ujë të vakët, ose me një copë e cila është lagur me parë në ujë me sodë. (ModeandMakeup.com)