Maska te ndryshme

Publikuar më: 30-10-2012
Maska te ndryshme

Për të pasur një lëkurë të mëndafshtë
Merrni 250 ml lëng të fresket kastraveci, 50 ml mjaltë, 125 ml kos, 6 pika vaj livande, 4 pika vaj karafili. Këto i përzini mirë bashkë dhe maskën vendoseni në fytyrë përpara se të laheni.

Maskë për të hequr qimet e fytyrës
Për të përgatitur këtë maskë nevojiten: një pako me xhelatinë, 125 ml lëng frutash ose lëngje barërash. I ngrohni së bashku derisa të tretet xhelatina. Përgatesa lihet të ftohet në temperaturë normale derisa të mund ta duroni mbi lëkurë. Aplikojeni më pas në fytyrë dhe lëreni të thahet krejt. Pas tharjes maska tërhiqet nga fytyra jo me shume forcë.

Maskë për lëkurën normale
Merrni dy lugë me argjilë, një lugë kafeje me mjaltë, 2 pika vaj karafili. Përdorni aloe vera ose ujë për të formuar pastën. Pasi t’i përzieni së bashku dhe të formoni kremin, maskën vendoseni në fytyrë dhe pas 15 minutash lajeni atë. (ModeandMakeup.com)

Maskë për lëkurën e thatë
Për lëkurën e thatë përgatitet kjo maskë. Merrni 1 lugë me argjilë, 1 lugë me miell thekre, 1 lugë të vogël me mjaltë, 1 lugë kafeje me vaj bajamesh, 1 pikë vaj trendafili, 1 pike vaj livande. I përzieni të gjitha së bashku dhe masazhoni fytyren për rreth 20 minuta me këtë maskë.

Maskë me kungull
Kungulli i verdhë është shumë i pasur me vitaminë A dhe ndihmon për të rigjeneruar lëkurën dhe për ta bërë atë sa më të shëndetshme. Kjo maskë përgatitet në këtë mënyrë.
Zieni një fetë me kungull të prerë në copa për 15 minuta në ujë. Pasi e keni zier shtypeni. I shtoni masës një lugë të vogël me panë të freskët, të lëngët dhe e përzieni mirë. Lëreni masën të ftohet dhe kur ajo të marrë temperaturën e ambientit, përhapeni në fytyrë dhe në qafën e larë dhe lëreni te pushojë në atë vend për rreth 10 minuta. Duhet të evitoni sytë dhe buzët. Më pas, shpërlajeni me ujë të vakët dhe lyeni fytyrën me kremin hidratues që ju përdorni.

Për një fytyrë sa më të pastër dhe me shkëlqim
Merrni 1 lugë kafe lëng limoni, 1 lugë gjelle sheqer. I përzieni të dyja dhe e aplikoni në fytyrë për 1 minutë. Më pas fytyra pastrohet vetëm me ujë të vakët. Një maskë tjetër që përdoret në shumë sallone bukurie është kjo:
Merrni 4-5 kokrra luleshtrydhe, 1/3 gotë mjaltë, 1/2 çokollatë, 1/2 gotë shampanje. Në fillim në mikrovalë shkrini çokollatën, ndërkohë që në një grirëse fusni luleshtrydhet dhe mjaltin, duke i bërë si pure. E përzieni mirë në një tas me çokollatën dhe me një furçë të vogël aplikojeni në të tërë trupin. Në një shishe të vogël sprucoje fusni shampanjën, dhe lagni të gjithë trupin me të. Mbulohuni me letër alumini dhe qëndroni ashtu për 15 min. Më pas shpërlahuni me ujë të vakët.

Maskat për flokët
Tonifikues për flokë të dobët
Në një tas të vogël rrihni 1 kokërr vezë dhe 1/2 filxhan çaji me kos. Masazhoni me këtë masë flokët tuaj. Lëreni tonifikuesin në flokë rreth 10 minuta. Më pas shpërlajeni.

Zbutës për flokët e thatë
Në një enë përzieni 2 kokrra vezë të rrahura me 1 lugë vaj ulliri, 1 lugë glicerinë dhe pak uthull. Kalojeni këtë maskë në flokë dhe lëreni rreth 15 minuta. Në vazhdim lajeni flokun.

Për flokë sa më të butë dhe me shkëlqim
Merrni 1/4 gotë kafe të ftohtë, 1 lugë kafe sheqer, 1/2 gotë qumësht. I përzieni të gjitha dhe vendoseni në flokun tuaj. Me qëllim që të krijohet ngrohtësi i mbështillni flokët e njomë me letër alumini dhe me një peshqir sipër. Maskën e mbani në flokë për 10 minuta dhe pastaj shpërlajeni flokun me ujë të vakët.