Lyerja e flokëve

Publikuar më: 13-02-2013
Lyerja e flokëve

Lyerja e flokëve është bërë një tendencë e modës sidomos për ato që janë në moshë të re. Megjithatë lyerja e flokëve me ngjyrë të ndryshme nga ajo natyralja mund të jetë për qëllime të ndryshme; ju mund t’i lyeni flokët sepse janë shumë të dobët si fije, ose thjeshtë dëshironi të bëni një ndryshim total. Shpesh-herë lyerja e flokëve bëhet për të rivendosur  ngjyren bazë të tyre e cila është venitur me kalimin e viteve dhe nga rrezet e diellit.  Bojrat me të cilat lyeni flokët karakterizohen në bazë të efektit, përbëries, dhe gjatësisë kohore si ngjyrë. Ato ndahen në një javore, një mujore dhe bojë e cila ka edhe gjatësi të mjaftueshme.

Bojrat për një periudhë të shkurter kohore kanë më shumë molekula me pigment të cilat nuk hynë në pjesën e kultikulës së fijës së flokëve, duke lyer vetëm pjesën e siperme të tyre e cila heqet vetëm me një herë të larë koken me shampo. Shampo-kolor është e paraqitur në forma të ndryshme produktesh si shampo, xhel, sprait, etj. Kjo  lloj boje përdoret për një ngjyrë më të ndezur, ose një refleks të bukur si portokall ose ngjyrë të kuq.

Shampo me kohë të pjesëshme, 1 mujore. Kjo lloj boje ka një numer më të vogël molekulash të ngjyrës. Ngjyra është e krijuar nga përzierja e bojës me një locion me volum të ulët, duke e bërë të aftë të penetrojë në brendësinë e flokëve dhe të qëndrojë për pak kohë. Nëse përgatitet me nxemje atëherë do të qëndrojë edhe më shumë. Refleksi mund të rezistojë deri në 4-5 larje, gjithashtu sugjerohet shumë për ato persona që kanë flokë pak dhe të dobët sepse nuk ka amoniak.

Bojë me qëndrim më të gjatë. Kjo lloj ngjyre ka pak molekula me pigment boje. Duke qënë se kjo bojë nuk ka shumë amoniak falë krijimit të saj  me locion voluminoz. Në fakt, ajo sugjerohet të përdoret përpara bojës përfundimtare me të cilat do të lyeni flokët për një ngjyrë të qëndueshme. Lyeni flokët më parë me këtë pigment që të krijoni një shtresë mbrojtëse, para se t’i lyeni me sërish sepse boja me kohë të zgjatur ka në përbërjen e saj amoniak. (ModeandMakeUp.com)