Locion me kafe

Publikuar më: 23-01-2013
Locion me kafe

Nëse keni qënë duke kërkuar receten e duhur që do funksionojë për lëkuren tuaj, atëherë ju themi që maska që do të paraqesim më poshtë do të jetë zgjedhja më e mirë për ju. Kjo maskë është shumë e këshillueshme për ato persona që kanë lëkurë të thatë, por që dëshirojnë të kenë një lëkurë të butë dhe me shkëlqim.

Përbërësit

1 lugë fara kafeje

1 lugë vaj ulliri

Përgatitja;

Kujdes nëse dëshironi të lyeni me sasi të bollshme fytyren dhe qafen ju sugjerojmë të dyfishoni masen e përbërësve. Merrni farat e kafesë hedhni në bluarës, deri sa t’i bëjë pluhur. Pastaj hedhni në pjatë dhe shtoni vajin e ullirit. Përzieni mirë përbërësit dhe vendosni masken e përgatitur në fytyrë duke e masazhuar butësisht me gishta. E lini masken të qëndrojë 10 minuta në fytyrë dhe shperlani me ujë të vakët. (ModeandMakeUp.com)