Kosi, aleat kundër të nxehtit, freskon dhe ndihmon trupin

Publikuar më: 29-01-2013
Kosi, aleat kundër të nxehtit, freskon dhe ndihmon trupin

Kosi ka qenë gjithmonë një aleat besnik i organizmit të njeriut dhe kjo është vërtetuar prej kohësh.

Kosi veçohet për vlerat e tij ushqyese por edhe për efektet e tij, si për shembull: ndihmon në tretje, në ndalimin e rritjes së mikroflorës patogjene të zorrëve, në reduktimin e kolesterolit dhe deri në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.

Risia është se ky ushqim i çmuar është përfshirë në “Dhjetë Porositë” e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila përfshin dhjetë rregullat për ushqimin e duhur gjatë verës.

Në këto porosi përfshihet, konsumimi i frutave, perimeve, apo edhe mos ushqyerja me produkte që kanë shumë yndyrë, përdorimi sa më i paktë i kripës, si dhe konsumimi i të paktën 1 litre e gjysmë ujë në ditë, në mesin e të cilave është përfshirë edhe kosi, si një ushqim i domosdoshëm i dietës mesdhetare.

Ekspertët rekomandojnë konsum të lartë të kosit, sidomos gjatë ditëve të nxehta, pasi kosi shërben si një aleat i fuqishëm ndaj temperaturave të larta.

Në listën e 10 porosive shëndetësore, kosi evidentohet për për përfitimet ushqyese që sjell dhe fuqinë e tij freskuese.