Koleksioni “Tory Burch, 2013”

Tory Burch (1)Vëreni pak koleksionin më të ri prezantuar nga “Tory Burch” dhe do të zbuloni një larmishmëri xhaketash ushtarake,  pallto, fustane, fund e bluzë, kostume, të gjitha me printime dhe dizajne mbresëlënëse.

Në fakt të gjithë tani po ëndërrojmë për ditët e ngrohta të verës, por me prezantimin e koleksioneve të rinj për dimrin e vitit 2013, është e pamundur t’ju rezistosh modeleve dhe krijimeve madhështore nga dizenjuesit më të famshëm. Një paradë mbreslënse, me siluetë, materiale, ngjyra në kaleidoskop, printime dhe elemente unik.

Një nga linjat që do t’ju lërë pa fjalë dhe totalisht të mahnitur është pikerisht koleksioni më i ri që ka prezantuar “Tory Burch”. “Për vjeshtën e 2013 ne kemi preferuar të eksperimentojmë me motive ushtarake, me fustane të gjatë, printime dhe dizenjime nga më atraktivet të cilët do të terheqin vëmendjen tuaj,” tha krijuesi i kësaj marke.

Tory, gjithashtu rrëfen që, “Krijimet e mia janë frymëzuar nga familja ime. Kryesisht nga mami dhe babai im, Reva dhe Buddy Robinson”. Me sa duket inspirimin kryesor e ka marrë nga mamaja e saj. Tory ka shikuar fotografitë dhe udhëtimet që kanë bërë prinderit e saj dhe është frymëzuar pikerisht nga stili perfekt që kishte babai dhe veshjet e mrekullueshme që e bënin edhe më të bukur mamanë e saj. 

Tory Burch (2) Tory Burch (3) Tory Burch (4) Tory Burch (5) Tory Burch (6) Tory Burch (7) Tory Burch (8) Tory Burch (9) Tory Burch (10) Tory Burch (11) Tory Burch (12) Tory Burch (13) Tory Burch (14) Tory Burch (15) Tory Burch (16) Tory Burch (17)(ModeandMakeUp)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>