Keshilla per lidhjet e dashurise në distancë

Publikuar më: 19-01-2013
Keshilla per lidhjet e dashurise në distancë

Lidhjet e dashurisë në distancë janë mjaft të vështira sepse nuk keni mundësinë që të takoheni fizikisht.  Megjithatë, egzistojnë mënyra që këto lidhje të funksionojnë përderisa të dy personat ne lidhje janë të vendosur për ta mbajtur atë.

Keni besim tek njëri tjetri. Gjëja më e rëndësishme për një lidhjë në distancë është besimi, në mënyrë që lidhja të funksionoj. Duhet ta keni parasysh se si një lidhje në distancë mund të mos funksinoj, në qoftëse aty nuk egziston besimi.

Përderisa ju nuk jetoni në të njejtën zonë, mund të jetë e vështirë për ta kultivuar lidhjen tuaj. Por kjo nuk do të thotë që ju smund të keni takime me të dashurin tuaj. Vetëm hyni ne chat the fillo të bisedosh me të dashurin/en tuaj. Egzistojnë shumë lojra online të cilat ju mund ti luani së bashku, në mënyrë që të keni sadopak kënaqësi dhe komunikim. Kjo është mënyrë shumë e mire për t'ju mbajtur optimist dhe në relacion më të dashurin/en tuaj.

Telefonini njëri tjetrit. Në mënyrë që lidhja juaj të funksionoj është e rekomandueshme që ti telefonini njëri tjetrit në mënyrë të vazhdueshme.  Telefonoj të paktën vetem për ta kuptuar se si ndihet partneri juaj apo çfarë është duke bërë. Telefonoj gjithashtu, kur ktheheni në shtëpi pas një dalje jashtë me shoqëri. Nëse dëshironi që lidhje juaj të jetë transparente atëhere të telefonuarit mund ta bëjë më të lehtë këtë. (ModeandMakeUp.com)