Këshilla për flokë të yndyrshëm

Publikuar më: 06-02-2013
Këshilla për flokë të yndyrshëm

Këshilla për flokë të yndyrshëm
Yndyra e flokëve përbën arsyen bazë të ankthit të bukurisë që mund të përballojë një grua. Luftojeni atë duke marrë masa mbrojtëse dhe t’ju bëjnë që të harroni komplet ekzistencën e saj.
Përdorni një shampo që është posaçërisht për flokë me yndyrë ose një shampo për fëmijë. 
Mundohuni të laheni përditë dhe përpiquni të mos prekë shampoja në rrënjët e flokëve, por mbajeni me gishtat tuaj shumë pak larg nga rrënjët. 
Shplajini mirë flokët me ujë të fohtë ose të vakët sepse shampoja e mbetur në flokë mund të shkaktojë shumë yndyrë. 
Nëse flokët tuaj janë shumë të yndyrshëm shmangiuni kremit të flokëve ose conditionerit. Nëse duhet patjetër që të përdorni kremin e flokëve ose conditioner, përdoreni vetëm ne majat e flokëve. 
Flokët e yndyrshëm janë nga vetë natyra të ndritshëm. Mos hidhni mbi tufat e flokëve serum ose xhel shkëlqyes. 
Shmangni krehjen e shpeshtë. Përdorimi i shpeshtë i furçës mund të shtojë yndyrën. 
Nëse nuk arrini që ti lani shpesh, përhapni pak pudër në rrënjët e kokës dhe më pas fshijeni me një peshqir të thatë. Pudra do të thithë menjëherë yndyrën. 
Krehje e përshtatshme është mbledhja e tyre lart ose një funky ponytail, e cila do të fshehë shënjat e yndyrës. 
Shmangni që ti prekni shpesh flokët ose të kaloni gishtat tuaj ndërmjet tufave të flokut. (ModeandMakeUp.com)