Flokët kaçurrela

Publikuar më: 26-10-2012
Flokët kaçurrela

Flokët kaçurrela të kapur herë lart dhe herë poshtë janë disa nga modelet më interesante, dhe të preferuar sepse realizohen në flokë që nuk kërkojnë një gjatësi të madhe. Mjafton të kesh flokë të bukur, gjatësi deri mbi supe, dhe dëshirën për t’u kujdesur për to, pastaj rezultati do të jetë befasues.

Nuk ka rëndësi nëse keni flokë kaçurrela origjinale, apo besoni në fuqinë e plotë të produkteve kozmetike si llaku, difuzor, etj. Për të krijuar modelin e flokëve që ju dëshironi duhet të keni edhe frymëzimin e duhur, që duhet të jetë një burim i sigurtë mode. Flokë gjysëm të kapur, me volum janë një model i thjeshtë, i lehtë për tu realizuar por që ju ofron një pamje elegante, klasike. Nëqoftëse keni flokë me forma origjinale atëherë përse të mos drejtoni pjesën e sipërme, të krijoni një kurore me fole të drejtë pastaj të lini poshtë flokët kaçurrela, të fryrë bukur.
Mjafton që të keni mjetet e duhura, pak kohë dhe mbi të gjitha dëshirë. Fotot që do t’ju paraqesim më poshtë janë disa modele me të cilat mund të eksperimentoni si fillim, dhe pak nga pak të praktikoheni me këto stilime shumë sensuale.

(ModeandMakeup.com)