Flokë të shëndetshëm vetem me qumësht, majonezë dhe mjaltë

Publikuar më: 24-11-2012
Flokë të shëndetshëm vetem me qumësht, majonezë dhe mjaltë

Keni flokë të ashpër? Stina e dimrit i irriton ato, si pasojë shkakton këputjen dhe rënien e tyre. Atëherë ju ftojmë që kësaj rralle t’i trajtoni flokët me produkte të shëndetshme, natyrale të cilët do të ri-kthejnë flokët në një gjëndje të mirë vetëm brenda pak kohësh.

Përbërësit

1 gotë qumësht (në varësi të flokëve)

2 lugë majonezë

2 lugë mjaltë

I përzieni mirë deri sa të jetë shkrirë mjalti dhe majoneza, pastaj filloni pak nga pak duke lyer gjithë pjesën e skalpit me ndihem e bulave të gishtit, pastaj lyeni flokët pak nga pak që të shpërndani masken në çdo fijë. Tek majat e flokëve vendosni pak më shumë nga maska e përgatitur duke qënë se majat e flokëve janë më të ekspozuar nga dëmtimet. Masken e lini të qëndrojë 30 minuta dhe në fund shpërlajini me shampon tuaj të zakonshme dhe me ujë të vakët. (ModeandMakeup.com)