Cilët janë dobitë e vajit të ullirit në fytyren tuaj

Publikuar më: 20-02-2013
Cilët janë dobitë e vajit të ullirit në fytyren tuaj

Funksioni:

Harroni çdo ide të gabuar që mund të keni krijuar rreth efektit që vaji i ullirit ka mbi lëkuren tuaj, veçanerisht mbi lëkuren e fytyrës. Vaji i ullirit është i pasur me acide të yndyrshme të cilat e mbajnë lëkuren të lëngshme, duke eleminuar kështu thatësiren. Si një acid i yndyrshem vaji i ullirit ndihmon në rigjenerimin e qelizave.

Ide të gabuara:

Vaji i ullirit nuk është i trashë, bllokues, që bllokon poret. Në fakt ky është një problem tjeter. Pra, është një kombinim ndërmjet pluhurave, qelizave të vdekura, hormoneve dhe baktereve. Trupi ynë ka nevojë për yndyrë, prandaj dhe e krijon atë. Përbërësit e vajit të ullirit janë të vetmit që janë të ngjashem me yndyren që krijon trupi vetëvetiu, nga kjo rrjedh edhe arsyeja përse është kaq i këshillueshem për lëkurë ky vaj.

Efektet;Vaji i ullirit është i pasur me vitaminë E dhe A. Vitamina E ju jep një pamje rinore duke hequr shenjat e plakjes. Vitamina A ju dhuron një pamje të shëndetshme dhe lëkure me shkëlqim. Vaji i ullirit është i pasur edhe me anti-oksidantë që luftojnë radikalët e lirë të cilët shkaktojnë plakjen e lëkurës.

Përdorimi: mjafton të merrni një sasi të konsiderueshme vaji me të cilen mund të lyeni lëkuren e fytyrës dhe trupin. Vaji i ullirit do të heqë pluhurat dhe pastrojë poret e bllokuara. Ky trajtim hiqet shpejt mjafton të bëni dush 2-5 minuta me ujë të vakët.

Rezultati; Vaji i ullirit funksionon mirë edhe si heqës make up-i. Në qoftëse përdorni vajin e ullirit çdo ditë, lëkurës suaj do t’i rikthehet yndyra që i nevojitet asaj, ajo do të duket e butë, e lëmuar dhe me shkëlqim. (ModeandMakeUp.com)